Iraku ka dënuar sulmin ndaj ambasadës së tij në Zvicër, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme thuhet se ndërtesa e ambasadës në kryeqytetin Bernë u shënjestrua nga “një sulm i paprecedentë” nga individë të panjohur “të cilët hynë me forcë në ndërtesë, duke shkaktuar frikë dhe panik” mes stafit dhe qytetarëve.
Në deklaratë, megjithatë, nuk specifikohet data e sulmit.
Nuk ka pasur raportime për të lënduar.
“Ne ritheksojmë dënimin tonë për këtë akt dhe të gjitha format e dhunës dhe vandalizmit që synojnë misionet diplomatike, veçanërisht ato që cenojnë sigurinë dhe shenjtërinë e tyre”, shtoi ai.
Ministria u bëri thirrje autoriteteve zvicerane të marrin të gjitha masat e nevojshme për të identifikuar autorët dhe për të sqaruar rrethanat e sulmit.
Nuk ka pasur asnjë koment nga autoritetet zvicerane për incidentin.