RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukraina rrit presionin ndaj Perëndimit për furnizim me tanke

ukraina-rrit-presionin-ndaj-perendimit-per-furnizim-me-tanke

Liderët perëndimorë kanë dështuar të arrijnë marrëveshje se me cilat tanke të ndihmojnë Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë. Deri më tani, Gjermania i ka rezistuar presionit që të nisë tanket e saja “Leopard 2”, teksa SHBA-ja është arsyetuar se tanket e veta “Abrams” kërkojnë shumë kohë për t’u mirëmbajtur. Ndërkaq, Ukraina është arsyetuar se tanket e tanishme janë të vjetra dhe shumë të dobëta.

Ushtarët ukrainas afër qytetit Bakhmut shpresojnë se do të furnizohen me tanke të reja nga Perëndimi. Duke folur për transmetuesin britanik Sky News, komandanti i ka cilësuar tanket aktuale të ushtrisë si shumë qesharake.

“Ky tank është qesharak, është lansues raketash i bërë para shumë kohësh, vjetërsia është kërcënim për të”, ka thënë komandanti i identifikuar me emrin Roman.

Ndërkaq të shtunën, këshilltari i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se mosvendimi i Perëndimit për të dërguar armë shtesë “është duke vrarë edhe më shumë ukrainas”. “Çdo ditë vonesë është vdekje për ukrainasit”, ka thënë Mykhailo Podolyak në një postim në rrjetin social Twitter.

Deklarata e tij është bërë vetëm pak orë pasi ministri ukrainas i Mbrojtjes ka thënë se kishte diskutim të sinqertë me homologun e tij gjerman në lidhje me tanket “Leopard 2”, të cilat Kievi po i kërkon me ngulm për t’iu kundërpërgjigjur ushtrisë ruse.

Përplasja e aleatëve perëndimorë në lidhje me furnizimin me tanke ka shkaktuar reagime të mëdha. Më shumë se 50 liderë të Mbrojtjes kanë dështuar që të arrijnë marrëveshje për dërgimin e tankeve në Ukrainë, si një prej kërkesave më urgjente të liderëve ukrainas.

Teksa SHBA-ja dhe liderët e NATO-s mohuan mosmarrëveshjet mes liderëve dhe lavdëruan Gjermaninë për ndihmat ushtarake për Ukrainën, një grup i vogël liderësh privatisht janë takuar me gjermanët për të arritur marrëveshjen.

Liderët edhe të premten kanë dështuar të pajtohen në lidhje me dërgimin e tankeve gjermane “Leopard” në Ukrainë.

Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Mlasczak, ka thënë se 15 shtete që kanë tanket “Leopardë” kanë biseduar në lidhje me dërgimin e automjeteve, por nuk është marrë asnjë vendim.

Gjermania deri më tani i ka rezistuar presionit për ta furnizuar Ukrainën me tanket “Leopard 2”, ose së paku të lejojë shtetet tjera që posedojnë këtë lloj të tankut, siç është Polonia, që të furnizojë Ukrainën.

“Është motivim i madh për këmbësorinë kur tanket janë afër, morali është më i lartë dhe kanë më pak frikë. Me “Leopardët” dhe “Challengerët”, stuhia jonë do të jetë e pandalshme”, ka thënë tankisti me emrin Vasyl.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rezistuar që tanket “M1 Abrahams” t’i nisin drejt Ukrainës, duke përmendur si arsyetim mirëmbajtjen dhe sfidat logjistike për tanket e veta moderne.

Washingtoni beson se do të ishte më produktive që tanket gjermane të shkonin në Ukrainë pasi shumë shtete perëndimore posedojnë këto tanke dhe ushtarët ukrainas do të mbanin ushtrime të lehta për përdorimin e këtyre tankeve për dallim prej ushtrimeve më të vështira për përdorimin e tankeve amerikane “Abrams”. /koha

Related posts

SHBA-ja regjistron rreth 3.600 raste të lisë së majmunit

admin

A po rrezikohet regjistrimi i komunitetit boshnjak në Kosovë me terminologjinë e gabuar?

admin

Digjet vetura e një polici në pjesën veriore të Mitrovicës

rezart morina