RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Iran, fillon procesi i votimit për zgjedhjet presidenciale

iran,-fillon-procesi-i-votimit-per-zgjedhjet-presidenciale

Në orën 08:00 sipas kohës lokale në Iran filloi procesi i votimit për zgjedhjet presidenciale të mandatit të 14-të, transmeton Anadolu.

Udhëheqësi iranian, Ayatollah Ali Khamenei hodhi votën e tij në kutinë e votimit në sallën e “Huseiniya Imam Khomeini”, ku ai realizon pritjet e tij në Teheran.

Sipas të dhënave të Qendrës Zgjedhore të Ministrisë së Punëve të Brendshme, rreth 62 milionë votues do të mund të votojnë në më shumë se 59 mijë qendra të vendit me një popullsi prej 88 milionë banorësh. Përveç kësaj, qytetarët iranianë jashtë vendit do të mund të shkojnë në qendrat e votimit të vendosura në 95 vende.

Procesi i votimit, i cili fillon në orën 08:00 me orën lokale, do të përfundojë në orën 18:00, por kjo periudhë mund të zgjatet nëse është e nevojshme, me vendim të Qendrës Zgjedhore të Ministrisë së Brendshme.

Në zgjedhje konkurojnë kandidati reformist Masoud Pezeshkian, kandidatët konservatorë kreu i parlamentit, Mohammad Baqer Qalibaf, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare, Saeed Jalili dhe ish-ministri i brndshëm, Mostafa Pourmohammadi.

Kandidatët konservatorë, kryebashkiaku i Teheranit, Alireza Zakani dhe Amir Hossein Qadizadeh Hashemi, tërhoqën kandidaturën e tyre disa orë përpara zgjedhjeve “për të siguruar unitetin në krahun konservator”.

Kandidatët duhet të marrin 50+1 për qind të votave për t’u zgjedhur në raundin e parë. Nëse nuk ka kandidat që merr më shumë se 50+1 për qind në raundin e parë, dy kandidatët që kanë marrë më shumë vota kalojnë në raundin e dytë. Presidenti i nëntë i vendit do të bëhet fituesi i raundit të dytë që do të mbahet më 5 korrik.

Të dhënat e para për rezultatet e zgjedhjeve pritet të publikohen në mesnatë dhe rezultatet përfundimtare të shpallen të nesërmen. Në Iran, presidenti shërben me një mandat 4 vjeçar dhe mund të zgjidhet maksimumi dy herë radhazi.

– Kandidati i reformistëve Pezeshkian është përpara në votime

Në sondazhin e opinionit publik të zhvilluar së fundmi më 26 qershor ballë për ballë me 3.589 persona në të gjithë vendin nga Agjencia e Anketave të Studentëve Iranianë (ISPA), Pezeshkian është i pari me 33.1 për qind, Jalili i dyti me 28.8 për qind dhe kandidati tjetër konservator, Mohammad Baqer Qalibaf i treti me 19.1 për qind.

Sipas sondazheve, Pezeshkian ka marrë përqindje më të lartë votash se kandidatët e tjerë në rajonet ku janë të përqendruar qytetarët turq, kurdë dhe baloch.

Related posts

Fidan në Lubjanë: Iz’raeli me ba’rbari nga Ga’za në Bregun Perëndimor

rezart morina

Media iz’raelite: Zjarre në Iz’raelin verior pas lëshimit të raketave nga Libani

RTI

Njohja e Palestinës/ DW: BE me presion ndaj Izraelit! Kush janë dy shtetet që kanë nxitur iniciativën

admin