RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dhoma e Përfaqësuesve voton projektligjin që ndalon Departamentin të ndajë numrin e vik’timave nga autoritetet në Ga’za

dhoma-e-perfaqesuesve-voton-projektligjin-qe-ndalon-departamentin-te-ndaje-numrin-e-vik’timave-nga-autoritetet-ne-ga’za

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së miratoi projektligjin për çështjen që Departamenti i Shtetit të mos ndajë të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza lidhur me numrin e viktimave në sulmet izraelite në Gaza, transmeton Anadolu.

Projektligji në lidhje me mosndarjen e numrit të palestinezëve të vrarë dhe të plagosur në Gaza për shkak të sulmeve izraelite iu paraqit për votim anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së.

Projektligji i cili synon të parandalojë shpërndarjen e të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza nga Departamenti Amerikan i Shtetit, u miratua me 269 vota pro dhe 144 vota kundër.

Në mënyrë që projektligji të bëhet ligj, ai duhet të kalojë edhe votimin në Senat.

– “Mohim i gjenocidit”

Rashida Tlaib, e vetmja anëtare e Kongresit Amerikan me origjinë palestineze, e përshkroi mbështetjen e projektligjit si “të neveritshëm” në fjalimin e saj në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Ky është mohim i gjenocidit. Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve duan të ndalojnë edhe përmendjen e numrit të vrasjeve të palestinezëve”, tha Tlaib e cila lexoi në Dhomën e Përfaqësuesve numrin e të vrarëve dhe të plagosurve në Gaza.

Related posts

Kryengritja në Iran hyn në ditën e 6-të: Përplasje vdekjeprurëse, Maryam Rajavi përshëndet vendosmërinë e popullit

admin

Shoqata “Bereqeti” shpërndau 1500 pako ushqimore

admin

Llava vijon të rrjedhë në malin Etna të Italisë, teksa hapet një çarje e re

Muhamet Ramadani