Një grup i lidhur me Organizatën e Muxhahidëve të Popullit (MEK), e cila konsiderohet organizatë terroriste në Iran, është kapur në provincat Golestan dhe Mazenderan të Iranit, transmeton Anadolu.
Sipas agjencisë zyrtare iraniane IRNA, Njësia e Marrëdhënieve me Publikun e Ushtrisë së Gardës Revolucionare Golestan bëri një deklaratë lidhur me këtë. Në deklaratë thuhet se është kapur një grup i lidhur me MEK-un, që vepronte në provincat e Golestanit dhe Mazenderanit dhe që rekrutonte personel në organizatë.
Më tej thuhet se lufta kundër grupeve “anti-revolucionare” do të vazhdojë ndërsa nuk u dhanë informacione më të hollësishme.
– Organizata e Muxhahedinëve të Popullit
Organizata e Muxhahidëve të Popullit (MEK), e cila kishte ideologji “socialiste islamike” që doli kundër regjimit të Shahut në Iran në vitin 1965, ra në konflikt me qeverinë e Teheranit në periudhën pas revolucionit të vitit 1979 dhe u shpall organizatë terroriste nga Irani në vitin 1981.
Organizata, e cila kreu sulme ndaj objektivave civile dhe ushtarake në Iran në këtë proces, më vonë u shpall si organizatë terroriste nga SHBA-ja, Bashkimi Evropian (BE) dhe Kanadaja. BE-ja e hoqi MEK-un nga lista terroriste në vitin 2009 ndërsa SHBA-ja dhe Kanadaja në vitin 2012.