RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Iran, mbyllen institucionet shtetërore për shkak të ndotjes së ajrit

iran,-mbyllen-institucionet-shteterore-per-shkak-te-ndotjes-se-ajrit

Në qytetet Bojnurd dhe Mashhad të Iranit janë mbyllur institucionet shtetërore për shkak të ndotjes së ajrit, transmeton Anadolu.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Tesnim, shefi i Menaxhimit të Krizave të Khorasanit të Veriut, Gulam Rıza Shafik, dha informacion mbi këtë temë.

“Për shkak të ndotjes së ajrit që kalon mbi 300 mikrogram/metër kub, sot pas orës 10:00 janë mbyllur institucionet shtetërore në Bojnurd”, tha ai.

Për shkak të rritjes së ndotjes së ajrit në qytetin e Mashhadit, janë mbyllur institucionet qeveritare dhe shkollat.

Mehdi Ilahipur, Drejtor i Mbrojtjes së Mjedisit në Rezevi Khorasan, tha se ndotja e ajrit në Mashhad është në nivelin 236 mikrogramë/metër kub për shkak të stuhisë së pluhurit.

Zyrtari iranian u bëri thirrje njerëzve, veçanërisht atyre me sëmundje të zemrës dhe të frymëmarrjes, të mos dalin nga shtëpitë e tyre nëse nuk e kanë të detyrueshme.

Grupi i punës emergjente për ndotjen e ajrit në Mashhad njoftoi gjithashtu se institucionet qeveritare dhe shkollat janë mbyllur në qytet.

Vlerat e përcaktuara sipas grimcave (PM10) në një metër kub ajër në indeksin e cilësisë së ajrit renditen si më poshtë:

0-50 ajër i pastër (jeshile), 51-100 mesatar (e verdhë), 101-150 i ndjeshëm (portokalli), 151-200 i pashëndetshëm (e kuqe), 201-300 i keq (vjollcë), 301-500 i rrezikshëm (kafe).

Related posts

Dheu kaplon autostradën në Brazil, lë të vdekur e të zhdukur

admin

Kanadaja siguron 30 milionë dollarë mbështetje për Gazën

admin6

125 shqiptaro-amerikanë i drejtohen me letër Blinkenit: Kërkojnë mbështetje për Kosovën

admin