RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani arreston pesë të dyshuar si spiunë të lidhur me Izraelin

irani-arreston-pese-te-dyshuar-si-spiune-te-lidhur-me-izraelin

Policia iraniane ka arrestuar liderin e supozuar dhe katër anëtarë të tjerë të një rrjeti spiunazhi, me dyshimin se janë të lidhur me shërbimet sekrete të Izraelit, kanë thënë autoritetet iraniane të zbatimit të ligjit, shkroi të enjten Reuters.

Derisa nuk është bërë i ditur identiteti i të arrestuarve, është njoftuar se të dyshuarit kanë marrë trajnime për operacione të armatosura.

“Pesë anëtarëve të arrestuar të këtij rrjeti të spiunazhit iu dhanë premtime të ndryshme nga Mossadi i Izraelit, duke përfshirë premtime financiare, për të mbledhur informacion nga zona të rëndësishme në të gjithë vendin”, tha organizata iraniane e inteligjencës së zbatimit të ligjit.

Irani dhe Izraeli për kohë të gjatë nuk kanë marrëdhënie të mira dhe aktualisht janë bllokuar në një marrëveshje mbi programin bërthamor të Iranit. /koha

Related posts

Turqi, nëna dhe vajza ukrainase pranojnë Islamin në qytetin Manisa

admin

Shqipëri, mbahet Samiti Ukrainë – Evropa Juglindore

Muhamet Ramadani

Gaza, numri i të vr’arëve nga sulmet iz’raelite rritet në 36.284

Muhamet Ramadani