RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani dhe Arabia Saudite diskutojnë për procesin diplomatik dhe zhvillimet rajonale

irani-dhe-arabia-saudite-diskutojne-per-procesin-diplomatik-dhe-zhvillimet-rajonale

Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abbas Araghchi dhe homologu i tij saudit, Faisal bin Farhan Al Saud, gjatë një bisede telefonike kanë diskutuar çështje që lidhen me procesin diplomatik në vazhdim mes Iranit dhe SHBA-së si dhe zhvillimet më të fundit rajonale, transmeton Anadolu.

Ministria e Punëve të Jashtme e Iranit tha se dy kryediplomatët shkëmbyen pikëpamje mbi çështjet rajonale dhe përpjekjet aktuale diplomatike gjatë bisedës.

Më herët, zëdhënësi i ministrisë, Esmaeil Baqaei tha se bisedimet me SHBA-në vazhdonin ende përmes ndërmjetësimit pakistanez.

Tensionet rajonale janë përshkallëzuar që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme kundër Iranit në muajin shkurt. Teherani u kundërpërgjigj me sulme që synonin Izraelin si dhe aleatët amerikanë në Gjirin Persik, së bashku me mbylljen e Ngushticës së Hormuzit.

Një armëpushim hyri në fuqi më 8 prill përmes ndërmjetësimit pakistanez, por bisedimet në Islamabad nuk arritën të prodhojnë një marrëveshje afatgjatë. Presidenti amerikan Donald Trump më vonë e zgjati armëpushimin pa afat.

Related posts

14 të vrarë nga sulmet në jug të Libanit, Izraeli vazhdon të shkelë armëpushimin e ndërmjetësuar nga SHBA-ja

Kushtrim Guraj

Media izraelite: Izraeli planifikon të pushtojë vijën e parë të fshatrave në Libanin jugor

Kushtrim Guraj

Të paktën 29 të vdekur nga sulmet në Nagorno-Karabakh, Guterres bën thirrje për t’i dhënë fund konfliktit

admin