RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani: Evropa e parëndësishme në bisedimet bërthamore

irani:-evropa-e-parendesishme-ne-bisedimet-berthamore

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka kritikuar fuqitë evropiane, duke i quajtur të “paralizuara dhe të parëndësishme” në procesin e negociatave bërthamore me Shtetet e Bashkuara.

Ai deklaroi se vendet evropiane të grupit E3 nuk kanë më rol real në bisedime dhe se ndërmjetësimi është zhvendosur drejt vendeve rajonale të Gjirit, si Omani dhe Katari, të cilat sipas tij janë treguar më efektive.

Deklaratat u bënë para nisjes së Araghchit drejt Gjeneves, ku po zhvillohet një raund i ri bisedimesh bërthamore mes Iranit dhe SHBA-së, pas negociatave indirekte të mbajtura më herët në Muskat.

Analistët vlerësojnë se kjo tregon një ndryshim të qartë të qasjes iraniane, ku roli kryesor diplomatik po kalon nga Evropa te aktorët rajonalë. /mesazhi

Related posts

Marjana Koçeku godet sërish, kësaj here pushtetin patronazhist

Kushtrim Guraj

Trump i vendosur për Groenlandën: Do e zgjidhim çështjen “me mënyrën e lehtë ose me mënyrën e vështirë”

admin

Konjufca: E marrim me keqardhje deklaratën e Zelenskyyt në Beograd

Muhamet Ramadani