RTV AHIRETI
Uncategorized

Irani lejon kalim të sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit për anijet që nuk janë të përfshira në “agresion”

irani-lejon-kalim-te-sigurt-neper-ngushticen-e-hormuzit-per-anijet-qe-nuk-jane-te-perfshira-ne-“agresion”

Misioni i përhershëm i Iranit në OKB ka bërë të ditur se “anijet jo-armiqësore” mund të përdorin Ngushticën e Hormuzit, me kusht që të mos jenë të përfshira në akte “agresioni” kundër Teheranit, transmeton Anadolu.

“Anijet jo-armiqësore, përfshirë ato që i përkasin ose lidhen me shtete të tjera, mund – me kusht që të mos marrin pjesë apo të mbështesin akte agresioni kundër Iranit dhe të respektojnë plotësisht rregullat e shpallura të sigurisë – të përfitojnë nga kalimi i sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit në koordinim me autoritetet përkatëse iraniane”, shkroi misioni në rrjetin social amerikan X.

Deklarata vjen në mes të përshkallëzimit të vazhdueshëm të tensioneve në Lindjen e Mesme që nga 28 shkurti, kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën një ofensivë të përbashkët kundër Iranit, duke vrarë deri tani mbi 1.340 persona, përfshirë edhe liderin suprem të atëhershëm Ajatollah Ali Khamenei.

Irani është kundërpërgjigjur me sulme të përsëritura me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin dhe vendet e Gjirit që strehojnë kapacitete ushtarake amerikane.

Ngushtica e Hormuzit është gjithashtu e kufizuar ndjeshëm që nga fillimi i marsit. Rreth 20 milionë fuçi nafte zakonisht kalojnë çdo ditë nëpër të dhe ndërprerja e saj ka rritur kostot e transportit dhe ka shtyrë lart çmimet globale të naftës.





Related posts

Zhvillime të reja për varrezat masive: Arrestim dhe lokacion i ri

Kushtrim Guraj

Servant Leadership in STEM: How to Serve the Greater Good

Pesë të vrarë në Gaza, mes tyre tre fëmijë. Numri arrin në 72,562

Kushtrim Guraj