RTV AHIRETI
Uncategorized

Kurti për dialogun: Pa u dorëzuar Radoiçiqi e tërhequr letra e Bërnabiqit s’ka takim të nivelit të lartë

kurti-per-dialogun:-pa-u-dorezuar-radoiciqi-e-terhequr-letra-e-bernabiqit-s’ka-takim-te-nivelit-te-larte

Kryeministri në detyrë i Kosovë, Albin Kurti, ka thënë se s’do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, pa u dorëzuar kryeterroristi Milan Radoiçiq fillimisht.

Po ashtu ka thënë se duhet të tërhiqet letra e ish-kryeministres të Serbisë, Ana Bërnabiq. 

“Ka pasur informacion ndoshta  Kaja Kallas që qëndrimi i Beogradit do të ndryshojë, por Beogradi natyrisht duhet ta dorëzojë Milan Radoiçiqin bashkë me ata 44 kryekriminelët paraushtarakë të tjerë të cilët e vranë rreshterin, heroin tonë Afrim Bunjakun dhe pastaj vazhduan edhe me sulme të ngjashme siç ishte hedhja e Kanalit Ibër-Lepenc në ajër, e para ndodhi në shtator 2023, e dyta në nëntor 2024″.

“Duhet të dorëzohet Radoiçiqi, duhet të tërhiqet letra e Ana Bërnabiqit që ka qenë kryeministre asokohe ku thotë që nuk respektohet integriteti territorial i Kosovës nga ana e Serbisë. Dy vjet e gjysmë nuk ka ndodhë takim në Bruksel në kuadër të dialogut. Edhe pas 7 qershorit duhet të plotësohen këto kushte si masa të mirëbesimit”, ka thënë Kurti në KTV. 





Related posts

FY 2026 Appropriations: Progress for STEM, Research, and Education

Muhamet Ramadani

Protesta e studentëve në RMV, ambasadori Meidani mesazh me vargjet e Fishtës: Gjuhën t’uej kurr mos ta lini

Kushtrim Guraj

Quality Engineers Help Protect What Matters Most at Resideo