RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani: “Lufta ekonomike” e SHBA-së është skenar i përsëritur që di si ta përballojë

irani:-“lufta-ekonomike”-e-shba-se-eshte-skenar-i-perseritur-qe-di-si-ta-perballoje

Ministri i iranian i Punëve të Jashtme, Abbas Araghchi, ka deklaruar se “lufta ekonomike” e Washingtonit është një skenar i përsëritur që Teherani di si ta përballojë, transmeton Anadolu.

Duke folur gjatë një vizite në Teheran në mauzoleun e Ayatollah Ruhollah Khomeinit, themeluesit të Republikës Islamike, Araghchi tha se masat e përshkruara nga presidenti amerikan, Donald Trump, si një “operacion ekonomik” janë thjesht një përsëritje e politikave të mëparshme të Washingtonit ndaj Iranit.

Ai tha se SHBA-ja më herët e ka kërcënuar Iranin me “operacione ushtarake” dhe sulme, përpara se t’u rikthehej planeve të saj të mëparshme.

Araghchi argumentoi se kalimi i Washingtonit nga kërcënimet si “do të godasim dhe do të bëjmë këtë e atë” te politikat e tij të vjetra tregon se SHBA-ja nuk është në gjendje të zhvillojë alternativa të reja kundër Iranit.

“Ata nuk mund të mendojnë për ndonjë zgjidhje tjetër në përballjen me popullin e madh iranian, prandaj vazhdimisht paraqesin të njëjtat plane të vjetra. Ata duhet ta kuptojnë se nuk ka rrugë tjetër përveçse t’i drejtohen popullit iranian me respekt dhe të gjejnë një zgjidhje të bazuar në drejtësi dhe dinjitet”, tha Araghchi.

Trump njoftoi këtë javë synimin e tij për të nisur “operacionin ekonomik më dërrmues të ndërmarrë ndonjëherë kundër ndonjë vendi”, duke e përshkruar fushatën e tij të presionit maksimal ndaj Iranit si “luftë ekonomike dhe izolim në një shkallë të paprecedentë”.

Në muajin qershor, Irani dhe SHBA-ja nënshkruan një memorandum mirëkuptimi me ndërmjetësimin e Pakistanit dhe Katarit, duke u dhënë fund armiqësive që nisën në shkurt dhe duke rënë dakord të vazhdojnë negociatat drejt një marrëveshjeje përfundimtare.

Që atëherë, bisedimet kanë ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve mbi zbatimin e memorandumit dhe rregullimet për lundrimin përmes Ngushticës së Hormuzit, një rrugë kyçe për eksportet globale të naftës dhe gazit.

Related posts

Krasniqi e Hamza shtrojnë iftar për Tërnavën e bashkëpunëtorët e tij nga BIK-u

Muhamet Ramadani

Von der Leyen: Inteligjenca artificiale mund ta përmirësojë jetën tonë

Muhamet Ramadani

Media amerikane: I dërguari i SHBA-së u takua me djalin e shahut të rrëzuar mes protestave në Iran

admin