RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani: Një vajzë 8-muajshe është midis 193 fëmijëve të vrarë në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit

irani:-nje-vajze-8-muajshe-eshte-midis-193-femijeve-te-vrare-ne-sulmet-e-shba-se-dhe-izraelit

Një vajzë 8-muajshe ishte personi më i ri i vrarë në sulmet e vazhdueshme të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, tha sot Fatemeh Mohajerani një zëdhënëse e qeverisë, transmeton Anadolu.

Mohajerani tha se 206 gra dhe fëmijë janë vrarë që nga 28 shkurti, përfshirë 193 fëmijë nën 18-vjeç, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.

Ajo shtoi se një vajzë 4-muajshe ishte më e vogla e plagosur në luftën e nisur nga SHBA-ja dhe Izraeli kundër Iranit.

Sipas autoriteteve iraniane, më shumë se 1.200 njerëz janë vrarë, përfshirë udhëheqësin suprem Ali Khamenei dhe mbi 10 mijë të tjerë janë plagosur që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet e tyre më 28 shkurt.

Të hënën, Irani shpalli Mojtaba Khamenein, djalin e Ali Khameneit, si udhëheqësin e ri suprem të vendit.

“Zgjedhja e udhëheqësit të tretë të Republikës Islamike të Iranit solli kohezionin në vend dhe prishi llogaritjet e armiqve”, tha Mohajerani. Ajo shtoi se Irani nuk e filloi luftën, duke akuzuar SHBA-në dhe Izraelin për nisjen e sulmeve ndërsa negociatat ishin në zhvillim e sipër.

“Ne nuk e nisëm luftën, por ne do të jemi ata që do ta përfundojmë atë”, deklaroi Mohajerani. Ajo shprehu se autoritetet iraniane po përgatiten për skenarë të shumtë në konflikt, duke u zotuar të vazhdojnë të mbrojnë vendin.

“Sot Irani qëndron i vendosur dhe i fuqishëm për të mbrojtur veten”, tha Mohajerani.

Në hakmarrje për sulmet e SHBA-së dhe Izraelit, Teherani nisi breshëri raketash dhe dronësh që shënjestrojnë Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që janë shtëpi të aseteve ushtarake amerikane.

Related posts

Në mesnatë, Kroacia hyn në zonën Schengen

admin

Kush fshihet pas lojërave të Ramës me enklavën kurde?

RTI

BeH, arkivolet me mbetjet mortore të boshnjakëve të vrarë të Kotor Varoshit nisen nga Visoko

admin