RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani: Nuk ka negociata të drejtpërdrejta me SHBA-në, vetëm shkëmbim mesazhesh nëpërmjet ndërmjetësve

irani:-nuk-ka-negociata-te-drejtperdrejta-me-shba-ne,-vetem-shkembim-mesazhesh-nepermjet-ndermjetesve

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka thënë se Teherani aktualisht nuk po zhvillon negociata të drejtpërdrejta me Washingtonin, por vetëm shkëmben mesazhe nëpërmjet ndërmjetësve, transmeton Anadolu.

“Derisa të përfundojnë shkeljet e memorandumit të mirëkuptimit nga SHBA-ja dhe SHBA-ja të kompensojë për atë që ka shkelur, nuk është e mundur të rifillojnë negociatat”, u ka thënë Araghchi gazetarëve, sipas agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve Tasnim.

“Ndërmjetësit ende po përpiqen të gjejnë mënyra të reja për të zhvilluar negociata”, ka shtuar ai.

Tensionet rajonale u përshkallëzuan pasi SHBA-ja dhe Izraeli sulmuan Iranin në shkurt. Teherani dhe Washingtoni ranë dakord për një armëpushim në prill dhe më pas nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në qershor, që synonte t’i jepte fund konfliktit ushtarak mes tyre dhe të arrinin një marrëveshje të qëndrueshme paqeje.

Megjithatë, marrëveshja u shemb muajin e kaluar, kur të dyja palët shkëmbyen sulme për gati dy javë, përpara se presidenti amerikan Donald Trump të ndalte papritur bombardimet, mes raportimeve për negociata për zgjidhjen e konfliktit.

Related posts

Netanyahu niset për në Washington për bisedime me Trumpin

Muhamet Ramadani

Regjimi sirian: Izraeli kreu sulm ajror në aeroportin e Damaskut

admin

Rreshje të shumta shkaktojnë vërshime të intensitetit të ulët në disa komuna – AME: Situata është nën kontroll

RTI