RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani: Prania e të huajve në rajon ka ndikim destabilizues të sigurisë

irani:-prania-e-te-huajve-ne-rajon-ka-ndikim-destabilizues-te-sigurise

Presidenti iranian Ebrahim Raisi tha se prania e “të huajve” në rajon ka “efekt destabilizues në sigurinë rajonale”, duke bërë thirrje për tërheqjen e forcave amerikane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Këtë ai e deklaroi në një konferencë të përbashkët për shtyp në Teheran me kryeministrin irakian Mohammed Shia al-Sudani, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Iran së bashku me një delegacionin.

Raisi e vlerësoi vizitën e parë të kryeministrit të sapozgjedhur irakian në Teheran si “pikë kthese” në marrëdhëniet midis dy vendeve, duke shprehur shpresën për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Ai e përshkroi sigurinë dhe stabilitetin në rajon si “shqetësim të përbashkët” midis Teheranit dhe Bagdadit, duke thënë se të dy palët kanë rënë dakord të bashkëpunojnë në “luftën kundër terrorizmit”.

Një çështje tjetër që u diskutua sot ishte siguria rajonale pas sulmeve të fundit nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islame të Iranit (IRGC) në Irakun verior.

Javët e fundit, IRGC ka kryer një seri sulmesh me raketa dhe me dron kundër asaj që Teherani pretendon se janë pozicione të grupeve terroriste kurde në rajonin kurd të Irakut verior.

Sulmet shkaktuan reagime të forta nga qeveria irakiane, si dhe autoritetet në rajonin kurd të Irakut.

Ministria e Jashtme e Irakut kohët e fundit tha se sulmet në rajonin verior janë “shkelje e sovranitetit të Irakut”.

Autoritetet iraniane kanë akuzuar grupet kurde anti-iraniane me bazë në Irakun verior për nxitje të trazirave në vend pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini në paraburgimin e policisë në mes të shtatorit.

Raisi theksoi se “siguria, paqja dhe stabiliteti në rajon” janë të rëndësishme për Iranin dhe Irakun, duke bërë thirrje për një luftë të përbashkët kundër “grupeve terroriste, krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe çdo pasigurie që kërcënon rajonin”.

Al-Sudani tha se qeveria e tij nuk do të lejojë “asnjë grup politik apo ushtarak” të ndërmarrë sulme ndaj vendeve fqinje, duke shtuar se Bagdadi do të vazhdojë të bashkëpunojë me Teheranin në luftën kundër terrorizmit.

Related posts

7 raste me grip të shpezëve dhe 1 me Covid19 po trajtohen në Infektivë

admin6

Miliona njerëz në SHBA vëzhguan eklipsin e parë total diellor të vitit 2024

RTI

Franca mund të furnizoj Ukrainën me avionë luftarakë, SHBA-ja thotë jo

admin