RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani: Rifillimi i marrëdhënieve me Arabinë Saudite do të ndihmojë arritjen e armëpushimit në Jemen

irani:-rifillimi-i-marredhenieve-me-arabine-saudite-do-te-ndihmoje-arritjen-e-armepushimit-ne-jemen

Irani tha se rifillimi i marrëdhënieve politike me Arabinë Saudite do të përshpejtojë përpjekjet që synojnë arritjen e një armëpushimi në Jemenin e shkatërruar nga lufta, transmeton Anadolu.

“Marrëdhëniet midis Riadit dhe Teheranit janë të rëndësishme në tri nivele, dypalëshe, rajonale dhe ndërkombëtare”, tha misioni i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara në një deklaratë të cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.

“Rivendosja e lidhjeve politike midis dy vendeve do të jetë pozitive në të tri nivelet, duke përfshirë Azinë Perëndimore dhe botën islame”, thuhet më tej.

Misioni tha se lidhjet politike me Riadin “do të përshpejtojnë armëpushimin, do të ndihmojnë në fillimin e një dialogu kombëtar dhe formimin e një qeverive kombëtare gjithëpërfshirëse në Jemen”.

Irani dhe Arabia Saudite të premten ranë dakord të rifillojnë marrëdhëniet e tyre dypalëshe pas disa ditësh bisedimesh të ndihmuara nga qeveria kineze.

Jemeni është shkatërruar nga dhuna dhe paqëndrueshmëria që nga viti 2014, kur rebelët Houthi të lidhur me Iranin pushtuan pjesën më të madhe të vendit, duke përfshirë kryeqytetin Sana.

Related posts

Hodhën në det 30 emigrantë të paligjshëm për t’i shpëtuar policisë, vihen në pranga dy drejtuesit e një mjeti lundrues! Raportohet për një viktimë

admin

El Salvadori hap Muzeun e parë të Palestinës në Amerikën Latine, shfaq 140 vjet trashëgimi

RTI

Të burgosurit palestinezë të mbajtur në Izrael anulojnë grevën e urisë

admin