RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani: SHBA kërkoi në negociata atë që nuk arriti në luftë

irani:-shba-kerkoi-ne-negociata-ate-qe-nuk-arriti-ne-lufte

Agjencia iraniane Fars, duke cituar një burim pranë delegacionit iranian, raporton se Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar gjatë bisedimeve në Islamabad “gjithçka që nuk arritën ta siguronin gjatë luftës”.

Sipas të njëjtit burim, pala iraniane nuk ka pranuar kushtet që i cilësoi si ambicioze nga ana e SHBA-së, veçanërisht në lidhje me Ngushticën e Hormuzit, energjinë bërthamore për qëllime paqësore dhe disa çështje të tjera.

Gjithashtu, korrespondenti i Fars në kryeqytetin pakistanez theksoi se këto mospajtime thelbësore kanë qenë ndër arsyet kryesore që çuan në dështimin e negociatave mes dy palëve. /mesazhi

Related posts

Ministri Hoxha: Do të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën me përkushtim të palëkundur dhe në çdo mënyrë të mundshme

Irfan Jahiu

Lirohen personat që u arrestuan në Merdarë nga Policia e Serbisë

Muhamet Ramadani

Erdogan: Shqipëria të pastrojë mbetjet e FETO-s

admin