RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani sulmon me dronë bazën ushtarake amerikane në Kuvajt

irani-sulmon-me-drone-bazen-ushtarake-amerikane-ne-kuvajt

Ushtria iraniane tha sot se ka filljuar një valë të re sulmesh me dronë kundër objekteve ushtarake amerikane në Kuvajt, duke pretenduar se kishte shënjestruar një bazë kyçe amerikane “disa orë më parë”, njoftoi agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve Tasnim, transmeton Anadolu.

Forcat iraniane përdorën “një numër të madh të dronëve sulmues” për të goditur depot e municioneve dhe pajisjeve logjistike që i përkisnin ushtrisë amerikane në kampin “Doha” në Kuvajtin perëndimor.

Raporti tha se sulmi kishte në shënjestër objektet e magazinimit dhe “pajisjet logjistike të qendrës komanduese të forcave tokësore”.

Tensionet rajonale janë përshkallëzuar që kur SHBA-ja dhe Izraeli filluan ofensivë të përbashkët kundër Iranit në shkurt. Irani u kundërpërgjigj me sulme me dronë dhe raketa që synonin vendet e Gjirit që strehojnë asetet e SHBA-së.

SHBA-ja dhe Irani nënshkruan memorandum mirëkuptimi të ndërmjetësuar nga Pakistani muajin e kaluar për t’i dhënë fund konfliktit të tyre dhe për të arritur marrëveshje të qëndrueshme paqeje, por tensionet u përshkallëzuan përsëri javën e kaluar mbi Ngushticën e Hormuzit, me të dyja palët që shkëmbyen sulme.

Related posts

VIDEO/ Pamjet nga një shpërthim i fuqishëm që tronditi Bejrutin

admin

Këshilli i Evropës i hoqi imunitetin për lidhjet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri i Norvegjisë vihet nën akuzë për korrupsion të rëndë

admin

Nafta, e shtata ditë me lajm të keq

Irfan Jahiu