RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani: Takimi i së hënës në Oman do të fokusohet në një rrugë të re detare në Ngushticën e Hormuzit

irani:-takimi-i-se-henes-ne-oman-do-te-fokusohet-ne-nje-rruge-te-re-detare-ne-ngushticen-e-hormuzit

Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abbas Araghchi, ka bërë të ditur se një takim i planifikuar të mbahet të hënën në Oman do të fokusohet në një rrugë të re detare përmes Ngushticës së Hormuzit, transmeton Anadolu.

Araghchi për Al-Araby Al-Jadeed tha se Teherani do t’u ofrojë vendeve pjesëmarrëse detaje të marrëveshjes së tij me Omanin dhe harta që lidhen me rrugën e re.

Ai theksoi se marrëveshja me Omanin “në asnjë mënyrë” nuk nënkupton rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Araghchi tha se kushti i Iranit për rihapjen e kësaj rruge strategjike ujore është që SHBA-ja t’u rikthehet angazhimeve të saj sipas memorandumit të mirëkuptimit të Islamabadit.

Ai shtoi se Teherani beson se përgjegjësia për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon u takon vetëm vendeve të rajonit.

Kryediplomati iranian shprehu shpresën se bisedimet e së hënës do t’i hapin rrugë konsultimeve të mëtejshme për çështje me interes të përbashkët mes vendeve të rajonit.

Related posts

Arrestohen gjashtë persona në Obiliq për dëmtim të varrezave

RTI

Myftiu Tërnava priti në aeroportin e Medinës grupin e umrexhive nga Kosova

Muhamet Ramadani

Turqia shpreson që marrëveshja e armëpushimit në Siri do të çojë në stabilitet të bazuar në unitet

admin