RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryediplomati turk mbërrin në Damask

kryediplomati-turk-mberrin-ne-damask

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ka mbërritur në kryeqytetin sirian Damask në kuadër të një vizite zyrtare në vend, raporton Anadolu.

Fidan u prit në Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut nga homologu i tij sirian, Asaad Hassan al-Shaibani.

Në ceremoninë e pritjes ishte i pranishëm edhe ambasadori i Turqisë në Damask dhe përfaqësuesi i posaçëm për Sirinë, Nuh Yilmaz.

Fidan dhe al-Shaibani u takuan për herë të fundit më 6 gusht, gjatë vizitës së al-Shaibanit në Turqi.

Sipas burimeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Fidan gjithashtu do të pritet nga presidenti sirian, Ahmed al-Sharaa dhe do të takohet me ministrin sirian të Punëve të Brendshme, Enes Hattab.

Related posts

Protesta e radhës për çlirimtarët mbahet më 13 dhjetor në Shkup

admin

Parlamenti hungarez shkarkon presidentin Tamás Sulyok nga detyra

Hevzi

Vritet kryetari i bashkisë në Meksikë, autorët e qëlluan teksa ishte në restorant me djalin e tij 14-vjeçar

admin