RTV AHIRETI
Shëndetësi

Pse po rritet kolesteroli tek të rinjtë?

pse-po-rritet-kolesteroli-tek-te-rinjte?

Kolesteroli sipas ekspertëve shëndetësorë ka qenë prej kohësh i lidhur me grupmoshat më të vjetra, por një prirje shqetësuese është shfaqur në vitet e fundit, një rritje e konsiderueshme e niveleve të kolesterolit në mesin e popullatës së re.

Kjo çështje shëndetësore shpesh neglizhohet pasi kolesteroli i lartë rrallë paraqet simptoma të dukshme derisa është tepër vonë, shkruan Indianexpress.

Grumbullimi i kolesterolit mund të kishte filluar në një moshë më të re, madje edhe në adoleshencë, por pacientët nuk kanë ndier ndonjë anomali derisa kanë kaluar në të 20-at.

Kjo është arsyeja ka shumë të rinj që raportojnë sulme në zemër të shkaktuara, si rezultat i kolesterolit të lartë në gjakun e tyre.

Ndryshe, kolesteroli është një substancë dylli e prodhuar nga mëlçia që është e nevojshme për prodhimin e hormoneve, vitaminës D dhe kripërave biliare, të cilat luajnë një rol në tretje.

Se çka e shkakton rritjen e kolesterolit tek të rinjtë, është e lidhur me stilin e jetesës dhe zgjedhjet dietike.

Zakonet e pashëndetshme dietike, të kombinuara me mungesën e aktivitetit fizik, krijojnë stuhinë e përsosur për akumulimin e kolesterolit në trup.

Related posts

Mjeku zbulon se cilat lloje frutash ndihmojnë me problemet e kapsllëkut

rezart morina

A lejohet konsumimi i lëngjeve të frutave tek fëmijët?

admin

Hulumtimi, testi i gjakut mund të përcaktojë diagnozën me Alcajmer

rezart morina