RTV AHIRETI
Lajme

Ironia e 1 Prillit në Kosovë

ironia-e-1-prillit-ne-kosove
Shkruan: Prof. Mustafë Kadriaj
Për nga mendësia dhe sjellja, gjithnjë kam qenë ithtar që të jem realist me nuanca optimizmi, por kohëve të fundit kjo nuancë, për fat të keq, ka pësuar ndryshime duke kaluar nën realitetin, pra duke anuar në pesimizëm. Kjo për faktin se, kur lexohen dhe shihen sjelljet tona çdo ditë, intuita dhe ndërgjegjja të orientojnë vetë.
Sot është një ditë që, me ose pa arsye, njerëzit tentojnë t’i gënjejnë të afërmit, shokët, kolegët e punës, bashkshortin, bashkshorten, të dashurat, të dashurit, shefin… por kur e përjeton një vit në Kosovë, të krijohet përshtypja se 1 Prilli mbetet dita më e sinqertë.
Pra, një vit mashtrim mes vete, mashtrim dhe manipulim: politikanët, dështim në siguri, dështim në gjykata, improvizim në arsim – gjoja se po mësojmë, por lë shumë për të dëshiruar. Jetojmë në shtetin tonë, por nuk kemi atë mirëqenie të ëndërruar. Mungesë dhe reduktime të energjisë elektrike, çmime të fryra, paga të ulëta, kosto e lartë e jetesës, rini pa perspektivë… çdo gjë mund të të kalojë në mendje, duke filluar nga droga e shumë fenomene negative. Por të flasësh për librin, nuk je “i kohës”. Tradhti dhe mashtrim në çdo pore të jetës.
Jam i vetëdijshëm që ky shkrim do të hasë në kritika, gjë që është normale. Por më mirë të shohim veten në pasqyrë dhe, me shpresë, të përmirësojmë performancën tonë si popull, sesa të na e vendosin pasqyrën të tjerët e të befasohemi – normalisht jo për mirë.
A ka vend për përmirësim? Po, ka. A mundemi? S’do mend – si popull kemi dëshmuar se mundemi, madje edhe të sakrifikojmë dhe të bëjmë punë të mira. Por duhet një ndërgjegjësim, një hap nga secili, duke filluar nga vetja, që të përmirësohet mozaiku ynë si popull dhe si shtet.

The post Ironia e 1 Prillit në Kosovë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Blinken vizitë zyrtare në Pekin! Presidenti Xi: Kina dhe SHBA duhet të jenë partnere, jo rivale

admin

Vizita e Kurtit në fabrikën ku prodhohen dronët Bayraktar, Baykar, ZKM jep detaje

Muhamet Ramadani

Gjashtë të vrarë dhe mbi 25 të plagosur në sulme ajrore izraelite në Libanin lindor

Muhamet Ramadani