RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusi – Ukrainë: Vendoset armëpushimi për 36 orë

rusi-–-ukraine:-vendoset-armepushimi-per-36-ore

Teksa agresioni rus ndaj Ukrainës nuk është ndalur as ditën e Vitit të Ri, duket se është arritur një armëpushim prej 36- orësh midis tyre.

Presidenti rus Vladimir Putin ka udhëzuar ministrin e Mbrojtjes që të pushojë zjarrin në Ukrainë gjatë Krishtlindjeve Ortodokse, ka raportuar ditën e sotme Kremlini.

Ushtria ruse do të respektojë një armëpushim 36-orësh në Ukrainë nga mesdita e 6 janarit deri në mesnatën e 7 janarit.

Shumë të krishterë ortodoksë, përfshirë ata që jetojnë në Rusi dhe Ukrainë, festojnë Krishtlindjet në 6 deri në 7 janar.

Një deklaratë zyrtare nga Kremlini e postuar në aplikacionin Telegram thuhet se: “Udhëzimet e Presidentit të Federatës Ruse për Forcat e Armatosura të Federatës Ruse. Duke marrë parasysh apelin e Shenjtërisë së Tij Patriarkut Kirill, udhëzoj Ministrin e Mbrojtjes së Federatës Ruse të prezantojë nga ora 12:00 e datës 6 janar 2023 deri në orën 24:00 të datës 7 janar 2023, një armëpushim në të gjithë vijën e kontaktit ndërmjet palët në Ukrainë. Duke u bazuar në faktin se në zonat e luftimit jetojnë një numër i madh qytetarësh që shpallin ortodoksinë, ne i bëjmë thirrje palës ukrainase të shpallë armëpushim dhe t’u japë atyre mundësinë të marrin pjesë në shërbesat në prag të Krishtlindjeve, si dhe në Ditën e Lindjes së Krishtit.”

Ndërsa në lidhje me bisedimet për një marrëveshje për paqe midis dy palëve, një zyrtar i lartë ukrainas ka përsëritur sot refuzimin e Kievit me Moskën që do t’i lejonte Rusisë të mbante territorin ukrainas të kapur nga forcat e Vladimir Putin.

Related posts

Fondi për të Drejtën Humanitare prezanton raportin e krimeve të njësisë së Arkanit në Kosovë, BeH dhe Kroaci

admin

Parlamenti gjerman miraton rregulla më të rrepta për azilin

admin

Turqia bën thirrje për qetësi në veri të Kosovës mes përleshjeve

Muhamet Ramadani