Policia në Pakistan ka akuzuar ish-kryeministrin e shtetit, Imran Khan, nën ligjin kundër terrorizmit.
Hetimet ndaj tij vijnë pasi ai ka akuzuar policinë dhe gjyqësorin se kanë ndaluar edhe torturuar aleatin e tij të ngushtë, nën akuzat për kryengritje.
Aktualisht tensionet janë të larta në Pakistan, pasi mbështetësit e Khanit janë mbledhur jashtë shtëpisë së tij dhe janë zotuar se do ta përshkallëzojnë situatën nëse ai arrestohet.
Policia ka qenë prezente afër shtëpisë së tij, duke thënë se nuk është aty për të arrestuar ish-liderin, por për të siguruar garantimin e rendit dhe ligjit.
Prej kur është rrëzuar nga pushteti në muajin prill, Khan ka qenë kritik i zëshëm i Qeverisë dhe ushtrisë së shtetit.
Autoritetet e kanë akuzuar Khanin se ka shkelur aktin kundër terrorizmit, pasi supozohet se ka kërcënuar ish-zyrtarët shtetërorë.
Të shtunën, rregullatori për media në Pakistan ka bërë të ditur se kanaleve televizive u ndalohet transmetimi i fjalimeve të drejtpërdrejta të Khanit, dhe ka akuzuar ish-liderin për gjuhë urrejtjeje ndaj institucioneve shtetërore.
Khan pretendon se Qeveria po tentojë ta censurojë atë.
Politikani karimazik është zgjedhur kryeministër më 2018, mirëpo është përplasur ashpër me ushtrinë në fund të mandatit.
Pas një serie dezertimesh, ai ka humbur shumicën në parlament.
Ai është rrëzuar nga pushteti përmes një vote mosbesimi në muajin prill, pasi opozita e ka akuzuar për keqmeanaxhim ekonomik, në kohën e rritjes së inflacionit. /rel