RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ish-ministri izraelit i Mbrojtjes: Biden i dërgoi mesazh paralajmërues Izraelit

ish-ministri-izraelit-i-mbrojtjes:-biden-i-dergoi-mesazh-paralajmerues-izraelit

Ish-ministri izraelit i Mbrojtjes dhe kryetari i Partisë opozitare të Unitetit Kombëtar, Benny Gantz tha se deklarata e presidentit amerikan Joe Biden ishte një mesazh paralajmërues për qeverinë izraelite, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter, Gantz bëri një vlerësim rreth kritikave të Bidenit ndaj qeverisë izraelite.

“Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i ka dërguar mesazh paralajmërues urgjent qeverisë izraelite. Të shkatërrosh marrëdhëniet me aleatin tonë më të rëndësishëm dhe mikun tonë më të mirë, SHBA-në, është sulm strategjik. Netanyahu duhet të udhëheqë ekipet e negociatave legjislative që të veprojnë shpejt për të korrigjuar situatën dhe për të mbrojtur demokracinë izraelite, e cila është themeli i këtyre vlerave”, tha Gantz.

Ai i bëri thirrje kryeministrit Benjamin Netanyahu që të rikthejë në detyrë ministrin e tij të shkarkuar të Mbrojtjes, Yoav Gallant.

Presidenti amerikan Biden të martën deklaroi se nuk është e mundur që Izraeli të vazhdojë në këtë rrugë dhe se kjo ngre shqetësim të madh. Biden tha se nuk ka ndërmend të ftojë Netanyahun në Washington për vizitë në një të ardhme të afërt.

Related posts

Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve Shqipëri- Kosovë në nëntor

admin

Policët serbë dorëzojnë armët dhe uniformat e tyre

admin

Sot pritet të mblidhet Komiteti Ushtarak i NATO-s, do të diskutohet edhe për Kosovën

admin