RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ish-polici vrau 34 persona në një kopsht fëmijësh në Tajlandë

ish-polici-vrau-34-persona-ne-nje-kopsht-femijesh-ne-tajlande

Një ish-polic, ka qëlluar në masë në një kopsht fëmijësh në Tajlandë, më 6 tetor dhe ka vrarë 34 persona. Më pas, siç raportuan mediat lokale, sulmuesi i armatosur kreu vetëvrasje.

Në mesin e viktimave janë 22 fëmijë, ka thënë policia në një njoftim.

Të shtënat në masë janë të rralla në Tajlandë, ndonëse shkalla e posedimit të armëve është e lartë në krahasim me disa vende të tjera të rajonit dhe armët ilegale janë të zakonshme.

Dy vjet më parë, një ushtar i zemëruar, për shkak të një kontesti rreth një marrëveshjeje pronësie, në katër lokacione vrau të paktën 29 persona dhe plagosi 57 duke qëlluar armë zjarri.

Related posts

Zelenskyy: SHBA ofroi garanci sigurie në këmbim të territoreve, por garancitë duhet të jenë të parat

Irfan Jahiu

Kryeministri polak: Mercenarët e Wagner mund të hiqen si emigrantë për të hyrë në BE

Muhamet Ramadani

Belgjikë, Misioni i Sirisë në BE sulmohet nga mbështetësit e grupit terrorist YPG/SDF

admin