RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Erdoğan niset për në Çeki për Komunitetin Politik Evropian

presidenti-erdogan-niset-per-ne-ceki-per-komunitetin-politik-evropian

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan u nis drejt kryeqytetit të Çekisë, Pragë për të marrë pjesë në takimin e Komunitetit Politik Evropian ku krahas 27 vendeve të Bashkimit Evropian (BE) janë ftuar edhe 17 vende të Evropës që nuk janë anëtare të BE-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan u përcoll nga aeroporti Esenboğa në Ankara nga zv/presidenti Fuat Oktay dhe zyrtarë të tjerë.

Bashkë me presidentin Erdoğan për në Pragë u nisën edhe ministri i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, drejtori i Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun dhe zëdhënësi i Presidencës, İbrahim Kalın.

Related posts

President nga populli, Komisioni për Legjislacion miraton nismën e Vjosa Osmanit. Pritet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit

admin

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Nepal-Kinë arrin në 1.280, mbi 5.620 të zhdukur

RTI

Kaos në Paris! Pak orë para ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike ndërpriten lëvizjet me trena, i vihet zjarri hekurudhave

admin