RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, kërcen me ushtarët izraelitë

ish-sekretari-amerikan-i-shtetit,-mike-pompeo,-kercen-me-ushtaret-izraelite

Ish sekretar amerikan i shtetit, pro-izraelit, kërceu me ushtarët izraelit, ushtria e cila gjatë katër muajve të fundit ka vrarë më shumë se 28.500 palestinezë në Rripin e Gazës, kryesisht fëmijë dhe gra, njoftuan mediat lokale të martën, transmeton Anadolu.

Mike Pompeo, i cili shërbeu mbi dy vjet e gjysmë si sekretar i shtetit nën presidentin e atëhershëm Donald Trump, u prit nga ushtarët e Batalionit të 73-të të Trupave të Blinduara në qytetin jugor Ofakim, sipas Israel National News.

Si pjesë e vizitës së shkurtër të tij në Izrael, Pompeo së bashku me gruan e tij, kërceu me ushtarët, të cilët janë akuzuar se kanë marrë pjesë në një fushatë gjenocidale kundër palestinezëve.

“Kam qenë në Izrael në shumë raste. Por kjo vizitë ka qenë më prekëse dhe më tronditëse. Ajo që ndodhi më 7 tetor ishte aq tronditëse dhe aq sadiste sa trauma ndihet vazhdimisht, kudo nga të gjithë”, tha ai duke iu referuar sulmit ndaj Izraelit nga grupi palestinez Hamas, në të cilën sipas Tel Avivit u vranë rreth 1200 njerëz.

“E megjithatë, qëndrueshmëria e tyre është vërtet frymëzuese. Unë qëndroj me Izraelin. Unë qëndroj me popullin hebre”, shtoi ai.

Në maj 2018, nën udhëheqjen e Trump dhe Pompeo, SHBA e zhvendosi ambasadën e saj në Izrael nga Tel Avivi në Kuds, megjithëse pushtimi i Kudsit lindor nga Izraeli, kryeqyteti i një shteti të planifikuar palestinez, nuk është njohur kurrë ligjërisht. Pompeo shërbeu në postin e Sekretarit të Shtetit deri në fund të mandatit të Trump, kur Joe Biden u betua si presidenti i ri.

Që nga inkursioni ndërkufitar i grupit palestinez Hamas më 7 tetor, në ofensivën izraelite në Gaza janë vrarë më shumë se 28.500 njerëz dhe është shkaktuar shkatërrim masiv dhe mungesë të gjërave elementare.

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), lufta izraelite në Gaza ka çuar në zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së enklavës në mes të mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve. Po ashtu 60 për qind e infrastrukturës është dëmtuar ose shkatërruar.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), e cila në një vendim të përkohshëm këtë janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Related posts

Kurti viziton BIK-un, uron të gjithë besimtarët për Fitër Bajram

admin

Kurti në kombajnë, hap fushatën e korrje-shirjeve

rezart morina

Ushtria izraelite njofton se ka goditur 400 objektiva në Gaza në 24 orët e fundit

rezart morina