RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shtohen shërbimet inteligjente në Qabe

shtohen-sherbimet-inteligjente-ne-qabe

Agjencia shtetërore saudite e ngarkuar me dy vendet më të shenjta të Islamit ka prezantuar një numër shërbimesh të bazuara në inteligjencën artificiale në Xhaminë e Madhe në Mekë të frekuentuar nga miliona besimtarë muslimanë.

Shërbimet inteligjente përfshijnë robotë për sterilizimin, dezinfektimin, udhëzimin e vizitorëve dhe haxhinjëve rreth ritualeve dhe ofrimin e fetvave për pyetjet, ka thënë një zyrtar.

Gjithashtu është paraqitur roboti me sensorë tre dimensionale që përdoret për të përshendetur vizitorët në gjuhë të ndryshme si dhe për t’u dhënë Kuranin dhe ujë Zemzemi atyre.

Presidenca e Përgjithshme për Çështjet e Xhamisë së Madhe dhe Xhamisë së Profetit në Medine tha në një deklaratë se vazhdon planet gjithëpërfshirëse të zhvillimit të shërbimeve në të dy vendet për të ofruar një sistem shërbimi të integruar që plotëson nevojat e besimtarëve gjatë muajit të Ramazanit që do të fillojë në më pak se dy javë.

Ramazani zakonisht shënon sezonin e pikut të Umres në Xhaminë e Madhe në Mekë.

Related posts

Gomonia u fundos teksa tentuan të kalonin në Mesdhe, shkon në 11 numri i viktimave, ende shumë të zhdukur

admin

Britania nuk ndalet në luftën kundër emigrantëve

admin

Mediat zvicerane: Erdoğan, favorit në raundin e dytë të zgjedhjeve në Türkiye

admin