Ish-udhëheqësja e Mianmar është dënuar me 3 vite të tjera burg për manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2020, në të cilat partia e saj fitoi një shumicë dërrmuese.
Suu Kyi u “dënua me tre vite burg me punë të rëndë”, tha burimi, duke shtuar se 77-vjeçarja laureate e Çmimit Nobel për Paqe ishte në gjendje të mirë shëndetësore kur u paraqit në gjykatë.
San Suu Kyi, e akuzuar për krime të shumta nga junta që erdhi në pushtet pas një grushti shteti të shkurtit 2021, është dënuar me 17 vite burg për korrupsion. Grushti i shtetit e zhyti Mianmarin në kaos.
Gati 2,100 civilë u vranë nga forcat e sigurisë dhe më shumë se 15,000 u arrestuan, sipas një organizate joqeveritare lokale. /abcnews