RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ish-zëdhënësi i NATO-s: Përdorimi i forcës ishte i domosdoshëm për të shpëtuar jetët e kosovarëve

ish-zedhenesi-i-nato-s:-perdorimi-i-forces-ishte-i-domosdoshem-per-te-shpetuar-jetet-e-kosovareve

Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, ka bërë me dije se përdorimi i forcës ishte i domosdoshëm për të shpëtuar jetët e shqiptarëve të Kosovës.
Ai ka treguar se përdorimi i forcës kishte ardhur në shprehje vetëm pasi kishte dështuar diplomacia.

Në një intervistë për RTKLive, ai ka thënë se vendimi për intervenim ushtarak

“Ishte një kohë ankthi, siç mund të pritet. Asnjëherë nuk e di se çfarë do të ndodhë kur përdor forcë ushtarake, sepse edhe kundërshtari yt ka rol dhe mund t’i pengojë objektivat e tua, të paktën për një kohë. Por isha i bindur se përdorimi i forcës ishte i domosdoshëm për të shpëtuar jetët e kosovarëve. Ne kishim provuar diplomacinë dhe i kishim dhënë Millosheviçit dhe regjimit të tij çdo mundësi gjatë disa muajve para marsit 1999 për të gjetur një zgjidhje paqësore, por ata vazhduan të përdorin dhunë. Prandaj besoja se drejtësia ishte në anën tonë”, ka deklaruar Shea.

Related posts

“Duhet të forcojmë mbrojtjen!”/ Vjosa Osmani: Serbia është kthyer në shtetin më të fortë të Putinit në Evropë

admin

Kufizimet e reja për veshjen “synojnë kontrollin” ndaj grave në Çeçeni

admin

Luftime të ashpra në Bakhmut, ushtarët ukrainas thonë se do të luftojnë deri në fund

Muhamet Ramadani