RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ish-zyrtari amerikan: Presidenti Erdoğan “do të veprojë i pavarur” në politikën e jashtme

ish-zyrtari-amerikan:-presidenti-erdogan-“do-te-veproje-i-pavarur”-ne-politiken-e-jashtme

James Jeffrey, ish i dërguari i posaçëm i SHBA-së në koalicionin global kundër DEASH-it, tha se pret që presidenti Recep Tayyip Erdoğan të ndjekë një politikë të jashtme të pavarur në të ardhmen, raporton Anadolu.

Duke folur në një panel nga Këshilli Atlantik ku u diskutuan marrëdhëniet turko-amerikane dhe politika e jashtme turke në periudhën paszgjedhore, Jeffrey, i cili është gjithashtu ish-ambasador në Ankara, tha se ka një shans për përmirësimin e marrëdhënieve midis SHBA-së dhe Turqisë, të cilat, siç tha ai, nuk janë “në ndonjë pikë të ulët”.

Jeffrey tha se marrëdhëniet midis presidentit amerikan Joe Biden dhe Erdoğan ishin në një pikë relativisht të ulët gjatë vitit të kaluar, duke shtuar se Biden “përshkoi një rrugë të gjatë drejt rregullimit të tyre me telefonatën e tij për të uruar Erdoğanin për fitoren e tij në zgjedhje”.

Ai tha se përveç SHBA-së dhe Britanisë, asnjë vend i NATO-s nuk ka bërë më shumë për ta vështirësuar fushatën e Rusisë në Ukrainë sesa Turqia.

Jeffrey vuri në dukje se gjatë gjithë mandatit, Erdoğan ka nxitur lidhje të forta me Perëndimin, veçanërisht nga vitet 2009-2010. Ai theksoi se Erdoğan ka shfaqur një gatishmëri për të arritur një marrëveshje mbi Qipron dhe ka zbatuar reforma për të lehtësuar pranimin në BE. Por refuzimi grek i Planit Annan për Qipron dhe kundërshtimi nga disa vende anëtare të BE-së penguan perspektivat e anëtarësimit të Turqisë.

Duke theksuar se përpjekjet e Erdoğanit nuk janë shpërblyer, Jeffrey tha: “Andaj, ai do të veprojë në mënyrë të pavarur dhe ky është një vendim racional duke pasur parasysh jo vetëm madhësinë dhe aftësitë e tyre, por është gjithashtu i arsyeshëm nga pikëpamja e përvojave të tyre”.

Duke folur për tensionet midis Greqisë dhe Turqisë, Jeffrey tha se obsesioni me Turqinë është “një nga pjesët kryesore të qëndrueshme të politikës së jashtme greke”.

“Ndërkaq, çfarëdo që të jenë armiqësitë dhe acarimet, turqit nuk janë të fiksuar pas Greqisë… ata thjesht kanë shumë probleme më të mëdha”, tha ish-ambasadori.

Jeffrey theksoi gjithashtu rëndësinë që administrata amerikane të shqyrtojë me kujdes marrëdhëniet me organizatën terroriste YPG/PKK në Siri.

Related posts

SHBA shpreson se Hamasi do të pranojë “ofertën jashtëzakonisht bujare” të Izraelit për armëpushim

RTI

Kreu i Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas viziton Turqinë

RTI

Pas dhjetë vitesh në post, Jens Stoltenberg i pason detyrën Mark Rutte! Kush është kreu i ri i NATO-s, kryeministër i Holandës për 14 vite

admin