RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Istanbul, hapet zyrtarisht Qendra e përbashkët e koordinimit për eksportet e grurit ukrainas

istanbul,-hapet-zyrtarisht-qendra-e-perbashket-e-koordinimit-per-eksportet-e-grurit-ukrainas

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, në ceremoninë e hapjes tha se detyra e Qendrës së përbashkët të koordinimit në Istanbul është të garantojë transportin e sigurt detar të grurit dhe produkteve ushqimore nga portet ukrainase

Në metropolin turk Istanbul është hapur Qendra e përbashkët e koordinimit për të koordinuar eksportet e grurit sipas marrëveshjes historike të arritur nga Turqia, Rusia, Ukraina dhe Kombet e Bashkuara (OKB), raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, në ceremoninë e hapjes tha se detyra e Qendrës së përbashkët të koordinimit në Istanbul është të garantojë transportin e sigurt detar të grurit dhe produkteve ushqimore nga portet ukrainase.

Shefi i mbrojtjes turke njoftoi se qendra e koordinimit në Istanbul përfshin 5 përfaqësues nga Turqia, Rusia, Ukraina dhe OKB-ja dhe se nuk do të ketë elementë ushtarak në terren.

“Marrëveshja e eksportit të grurit jep ‘kontribut të rëndësishëm’ në tejkalimin e krizës ushqimore që ndikon në mbarë botën, veçanërisht në uljen e çmimeve”, theksoi Akar.

Sipas tij, vazhdimi i problemit të grurit mbart rrezik për shkaktimit e problemeve të sigurisë që lindin nga uria dhe emigrimi i parregullt global.

Ai po ashtu tha se në këtë fazë nuk ka nevojë të çminohen portet e Ukrainës. /aa

Related posts

Gjermania ‘përplaset’ me SHBA për Kosovën, Rohde i përgjigjet Hill: Të zbatohet marrëveshja e Ohrit dhe Brukselit

admin

Rreth 50 minatorë mbesin të ngujuar që 12 orë në Trepçë

admin

Vrasja e shtatzënës, mblidhen krerët e shtetit

admin