RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Itali, 4 të vd’ekur nga temperaturat ekstreme

itali,-4-te-vd’ekur-nga-temperaturat-ekstreme

Katër persona kanë humbur jetën për shkak të temperaturave të larta në Itali gjatë javëve të fundit, raportojnë mediat lokale, transmeton Anadolu.

Kanali italian Rainews24 tha se vapa ekstreme me origjinë nga Afrika, e cila ka përfshirë vendin prej javës së kaluar, ka shkaktuar viktima.

Tre persona kanë humbur jetën në rajonin Puglia në juglindje të vendit dhe një në kryeqytetin Romë. Siç raportohet, të gjithë të vdekurit ishin burra të moshës nga 68 deri në 82 vjeç.

Temperaturat në Itali kanë shkuar mbi 40 gradë, sidomos në qytetet jugore.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë përditësoi në “të kuq” nivelin e rrezikut për të mërkurën për 13 qytete, Romë, Firencë, Ankona, Bolonja, Campobasso, Frosinone, Latina, Palermo, Perugia, Pescara, Rieti, Trieste dhe Viterbo, duke paralajmëruar banorët e këtyre qyteteve të jenë të kujdesshëm.

Nga ana tjetër, nxehtësia ekstreme ka shkaktuar edhe zjarre pyjore në zonat rurale.

Agjencia italiane Dire tha se deri më tani, këtë vit janë djegur më shumë se 10 mijë hektarë pyje dhe shkurre.

Related posts

Maldivet dënojnë djegien e Kuranit të Shenjtë në protestën në Suedi

admin

Universiteti i Këlnit tërheq ftesën për profesoreshën hebreje që shprehu mbështetje për Palestinën

admin6

Analiza e BBC: “Përmbysja” politike në Mbretërinë e Bashkuar, çfarë ka ndodhur dhe ç’vjen më pas?

admin