RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Universiteti i Këlnit tërheq ftesën për profesoreshën hebreje që shprehu mbështetje për Palestinën

universiteti-i-kelnit-terheq-ftesen-per-profesoreshen-hebreje-qe-shprehu-mbeshtetje-per-palestinen

Universiteti i Këlnit në Gjermani ka tërhequr ftesën për post profesori për filozofen amerikane Nancy Fraser, e cila është hebreje, pasi ajo nënshkroi një letër publike në mbështetje të Palestinës, transmeton Anadolu.

Universiteti i Këlnit njoftoi se e ka tërhequr ftesën për Fraser, pasi ajo nënshkroi letrën nëntorin e kaluar, e cila akuzonte shtetin izraelit për gjenocid për shkak të veprimeve kundër palestinezëve.

Universiteti pretendoi se kjo letër vë në dyshim të drejtën e Izraelit për të ekzistuar.

Ky vendim shkaktoi polemika në disa segmente të vendit. Ndërsa disa grupe mbështetën universitetin për vendimin e tij, të tjerë e kritikuan atë.

Fraser pritej të fillonte një post profesori vizitor në Universitetin e Këlnit brenda një muaji.

Related posts

Francë, qytetarëve u bëhet thirrje të jenë të kujdesshëm në përdorimin e ujit për shkak të thatësirës

admin

Gjermani, rastet e diskriminimit arrijnë kulmin me një rritje prej 14 për qind në vitin 2022

rezart morina

Flet Lajçak: I kapërcyem disa mospajtime, vazhdojmë diskutimet në bazë të idesë së BE-së për kompromis

admin