Forcat italiane të sigurisë arrestuan në Palermo një nga bosët më të kërkuar të mafias italiane, Matteo Messina Denaro, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia italiane ka arrestuar bosin më të kërkuar të mafias në vend, i cili ishte në arrati prej tre dekadash. Thuhet se ai ishte kreu i mafies siciliane Cosa Nostra.
Ai u dënua në mungesë me burgim të përjetshëm për rolin e tij në vrasjen e vitit 1992 të prokurorëve antimafia, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino.
Denaro po përballet gjithashtu me një dënim të përjetshëm për pjesëmarrjen e tij në sulmet me bomba në Firence, Romë dhe Milano në vitin 1993, ku mbetën të vrarë dhjetë persona.