RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Itali, reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje

itali,-reshjet-e-dendura-te-shiut-shkaktojne-permbytje

Reshjet e dendura të shiut në Italinë veriore shkaktuan përmbytje ndërsa dy persona raportohen të zhdukur në qytetin Gorizia për shkak të rrëshqitjes së dheut, transmeton Anadolu.

Sipas raportimeve të mediave italiane, reshjet e dendura të shiut të cilat prekën rajonet veriore që nga dje, ndikuan negativisht në jetën e përditshme në shumë zona. Qyteti Gorizia dhe zona përreth në pjesën verilindore janë zonat më të prekura nga përmbytjet e shkaktuara nga shiu i rrëmbyeshëm.

Një rrëshqitje dheu e shkaktuar nga shiu në qytezën Cormons në Gorizia, ka prekur të paktën tre ndërtesa ndërsa ndërtesat e tjera në zonë u evakuuan si masë paraprake.

Zjarrfikësja italiane në një postim në platformën e mediave sociale të kompanisë amerikane X njoftoi se përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë për dy persona të zhdukur në Cormons.

Lumi Torre, i cili rrjedh pranë qyteteve Romans d’Isonzo dhe Versa në Gorizia, përmbyti rrugë dhe bulevarde në Versa. Një helikopter i Departamentit të Zjarrfikësve filmoi situatën në Versa nga ajri dhe identifikoi zonat ku mund të ofrohej ndihmë.

Banorët në Versa u ngjitën në çatitë e shtëpive të tyre dhe kërkuan ndihmë ndërsa zjarrfikësit nisën operacionet e shpëtimit.

Shumë rrugë dhe bulevarde në qytetin port të Gjenovës në pjesën veriperëndimore të vendit, mbetën nën ujë si pasojë e reshjeve dendura të shiut. Rrëshqitje dheu u raportuan në disa nga vendet më të larta të qytetit ndërsa muret mbajtëse të disa ndërtesave u shembën.

Related posts

“Izraeli kërkon të spastrojë etnikisht Gazën”- Ish kryetari i Hoxhallarëve të Shqipërisë: Presioni i Biden, i pamjaftueshëm! Administrata amerikan është lodhur nga politika e Netanyahut

admin

Operacioni evropian kundër krimit kibernetik, vihen në pranga katër persona

admin

Sondazhet e treguan humbës në përballjen me Kamala Harris, Trump refuzon një zhvillojë një tjetër debat me kandidaten demokrate

admin