Një nga vullkanet aktive në jug të Italisë, Etna, po nxjerr llavë dhe hi të fuqishëm, transmeton Anadolu.
Sipas mediave italiane, ka patur rritje të aktivitetit vullkanik ditët e fundit në vullkanin Etna, që ndodhet në ishullin e Siçilisë, me një lartësi prej rreth 3.300 metrash.
Shpërthimi u vu re në kraterin e vullkanit të quajtur “Voragine”. Llava dhe hiri filluan të shpërthejnë fuqishëm nga ky krater. Kishte gjithashtu një rrjedhë llave nga krateri “Voragine” në kraterin tjetër, i quajtur ‘krateri i ri’.
Sipas vlerësimeve të Zyrës rajonale të Institutit Kombëtar Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) në Katania, hiri i emetuar nga Etna arriti një lartësi prej afërsisht 4.5 kilometra dhe u zhvendos drejt juglindjes.
Raportohet se INGV publikoi një mesazh paralajmërues “të kuq” për avionët që kalojnë nëpër rajon për shkak të reve të hirit. Departamenti i Mbrojtjes Civile i lidhur me Kryeministrinë lëshoi gjithashtu një paralajmërim të verdhë për shkak të aktivitetit vullkanik në malin Etna.
Aktivitetet vullkanike si shpërthimi i hirit dhe llavës në Etna mund të shiheshin nga Katania dhe qytetet përreth dhe se hiri ra në Katania.
Etna, i cili është vullkani më i lartë aktiv në Evropën kontinentale, nxori për herë të fundit hi dhe llavë kaq shumë në dhjetor 2023.
The images of Mount Etna’s eruption today, July 4th, 2024, are incredible.
Sicily, Italy
pic.twitter.com/xJxjRebp1n— Mambo Italiano (@mamboitaliano__) July 4, 2024