Vullkani aktiv në jug të Italisë, Etna, ka hedhur sërish llavë dhe hi, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të agjencisë italiane ANSA, vullkani në malin Etna, i cili ka një lartësi prej rreth 3.300 metrash në ishullin e Siçilisë, ka vazhduar të hedhë llavë dhe hi.
Në deklaratën e kompanisë që operon me aeroportin e Katanias thuhet se fluturimet janë pezulluar përkohësisht për shkak të resë së formuar nga hiri i përhapur në atmosferë pas shpërthimit.
Disa pasagjerë janë drejtuar në aeroporte të ndryshme që ndodhen afër, thuhet më tej.
Instituti Kombëtar Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) njoftoi se hiri i hedhur nga Etna ka arritur një lartësi prej rreth 8 kilometrash.
Aktiviteti vullkanik është regjistruar në intervale të shpeshta që nga fillimi i korrikut në malin Etna, i cili është vullkani më i lartë aktiv në Evropën kontinentale. Pasi vullkani filloi të nxjerrë hi dhe llavë të fuqishme në dhjetor 2023, ishte pasiv deri në korrik të këtij viti.
Videoyu sesli dinleyin. #Etna yanardağı faaliyete geçmiş. pic.twitter.com/J8oG8WH7T1
— Serpil Özkan (@SerpilOzkan99) July 23, 2024