RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kovaçevski në Lubjanë: Sllovenia gjithnjë ka qenë një mbështetës i fuqishëm dhe i zëshëm

kovacevski-ne-lubjane:-sllovenia-gjithnje-ka-qene-nje-mbeshtetes-i-fuqishem-dhe-i-zeshem

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, është takuar me kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob, gjatë vizitës së tij zyrtare në Lubjanë, transmeton Anadolu.

Qeveria përmes një komunikate për media bën të ditur se në kuadër të vizitës është mbajtur takim ku morën pjesë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave të Maqedonisë së Veriut, Lupço Nikollovski, zv.kryeministrja dhe ministre e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, si dhe Ministrja e Digjitalizimit e Sllovenisë, Emilia Stojmenova Duh.

“Në takim u konstatua se Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia kanë zhvilluar një miqësi të sinqertë dhe të fortë për 31 vjet, e cila rezulton në bashkëpunim produktiv dypalësh. U theksua mbështetja e qartë nga Sllovenia për hapin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut në eurointegrimet, si një përparim i merituar dhe i domosdoshëm për stabilitetin e rajonit dhe Evropës, në një kontekst gjeopolitik”, thuhet në njoftim.

Siç informojnë nga Qeveria, kryeministri Kovaçevski ka thënë se Maqedonia e Veriut e respekton shumë angazhimin e Sllovenisë në të gjitha proceset e rëndësishme për Shkupin zyrtar, si gjatë integrimit në NATO ashtu edhe gjatë hapjes së negociatave për anëtarësim në BE.

“Sllovenia ka qenë gjithnjë një mbështetëse e fortë dhe e zëshme e integrimit tonë euroatlantik dhe perspektivave evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor, dhe për këtë arsye mbështetja është jashtëzakonisht e rëndësishme në këto momente kur kemi mundësinë të forcojmë orientimin evropian, që është me rëndësi strategjike dhe për të gjithë rajonin”, tha kryeministri Kovaçevski.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, siç theksoi kryeministri Kovaçevski, do të vazhdojë të punojë në thellimin e partneritetit me Slloveninë, siç dëshmohet nga nënshkrimi i sotëm i Deklaratës së Përbashkët për Forcimin e Bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë, e cila do të kontribuojë në intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimin dypalësh.

U diskutua edhe për bashkëpunimin e suksesshëm ekonomik, që dëshmohet nga rritja e tregtisë mes dy vendeve, si dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të tjera me rëndësi për qytetarët, si energjia dhe digjitalizimi. Gjithashtu është diskutuar edhe për mbajtjen e një seance të përbashkët të dy qeverive gjatë këtij viti.

Në takim u theksua roli i Maqedonisë së Veriut si promovuese e kulturës së dialogut në rajon, e cila me politikat e mirëkuptimit dhe dialogut në kontekstin rajonal dhe me vazhdimësinë në mbështetje të vlerave evropiane, kontribuon në mënyrë aktive për stabilitetin dhe perspektivat rajonale.

Gjithashtu, në takim u theksua edhe ndjekja në mënyrë të qartë dhe efektive e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së në lidhje me situatën në Ukrainë, si dhe kryesimi i Maqedonisë së Veriut me OSBE-në.

Related posts

Aktakuzë ndaj 6 personave për shitblerje të armëve, iu gjetën 20 AK-47

rezart morina

Borell: Ukraina edhe 3,5 miliardë euro të tjera ndihmë ushtarake

admin

Turqia dënon sulmin izraelit ndaj misionit diplomatik iranian në Damask

admin6