RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Italia e Veriut përgatitet për më shumë shi pas përmbytjeve vdekjeprurëse – VIDEO

italia-e-veriut-pergatitet-per-me-shume-shi-pas-permbytjeve-vdekjeprurese-–-video

Rajoni verior italian i Emilia-Romanjes po përgatitet për më shumë shira pas përmbytjeve të rënda në fillim të kësaj jave.

”Në disa pjesë të rajonit në bregdetin e Adriatikut, niveli më i lartë i alarmit është ende në fuqi”, tha Mbrojtja Civile Italiane.

Reshjet pritet të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës.

”Të paktën 14 persona kanë vdekur si pasojë e përmbytjeve këtë javë dhe rreth 15 000 persona janë evakuuar”, njoftoi agjencia e lajmeve ANSA.

Vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut vazhdojnë të pllakosin zonat e prekura.

Në disa vende, uji po tërhiqet ngadalë dhe qindra punonjës shpëtimi dhe vullnetarë po punojnë tani për të pastruar rrugët nga balta.

Brigada italiane e zjarrfikësve është thirrur në më shumë se 3 000 operacione që përfshijnë rreth 1 000 zjarrfikës që nga fillimi i stuhive të forta, u raportua sot në mëngjes.

Situata u përkeqësua të premten, veçanërisht rreth qytetit të Ravenës, ku lumenjtë dolën përsëri nga brigjet e tyre dhe rrëshqitjet e dheut aktualisht po rezultojnë të jenë një rrezik i madh.

Disa komunitete po luftonin për të ruajtur furnizimin me ushqim dhe ujë të pijshëm.

Ndërkohë, qeveria italiane nën kryeministren Giorgia Meloni planifikon të mbajë një mbledhje të kabinetit të martën për të vendosur mbi masat e ndihmës për zonat e prekura.

Nga Japonia, ku Meloni po merr pjesë në samitin e G7, ajo siguroi rajonin “solidaritetin e saj më të plotë”. /atsh

Related posts

Ish kryeministri i Pakistanit paditet për një tjetër rast korrupsioni

admin6

Lavrov: Lufta hibride e zhvilluar kundër Rusisë ka për qëllim “demonizimin e vendit”

rezart morina

SHBA-ja kërkon nga Iz’raeli të mos rrisë te’nsionet me He’zbollahun

admin6