RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Italia goditet nga stuhitë dhe përmbytjet

italia-goditet-nga-stuhite-dhe-permbytjet

Italia u përfshi nga një mot i ftohtë në fillim të javës, i cili shkaktoi reshje të dendura bore, madje edhe në rajonet më jugore të Pulias dhe Bazilikatës.

Shkollat në shumë qytete u mbyllën për arsye sigurie.

Edhe provinca siçiliane e Sirakuzës, ku temperaturat e verës arritën në nivele rekord prej 48.8 gradë Celsius, u përfshi nga rreshjet e borës gjatë natës.

Departamenti i Mbrojtjes Civile lëshoi nivelin e dytë më të lartë të paralajmërimit për rajonet Emilia-Romagna dhe Marche në Italinë qendrore për shkak të shiut të dendur.

Në bregdetin e Adriatikut, autoritetet kanë raportuar reshje të dendura shiu dhe përmbytje. Në zonën përreth Senigallia, ku vdiqën 12 persona nga stuhitë në vjeshtë, banorëve iu kërkua të strehoheshin në katet e larta.

Në ishullin Ischia, ku rrëshqitjet e dheut shkaktuan vdekjen e 12 personave në fund të nëntorit, rreth 400 banorë u detyruan të linin banesat e tyre disa ditë më parë. Nuk dihet ende se kur do të mund të kthehen.

Në Venecia janë parashikuar përmbytje deri në 125 centimetra. Për të parandaluar përmbytjen e qendrës së qytetit rreth sheshit të famshëm të Shën Markut, janë ngritur të gjitha portat e mbrojtjes.

Në fundjavë, lidhjet e trageteve me Ishujt Aeolian midis Siçilisë dhe Kalabrisë rifilluan pas një ndërprerjeje prej më shumë se 40 orë për shkak të motit të keq.

Related posts

Evropianet reduktojnë ngrohjen

admin

Izrael, shpallet gjendje e jashtëzakonshme deri më 30 shtator në mes të përshkallëzimit izraelit ndaj Libanit

RTI

Izraeli thotë se do të vazhdojë luftën në Gaza “me forcë të plotë”

admin