RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Evropianet reduktojnë ngrohjen

evropianet-reduktojne-ngrohjen

Qindra mijëra termometra inteligjente janë instaluar ne shume familje për te identifikuar sesa gaz harxhohet

Evropianët kanë reduktuar ngrohjen e tyre këtë dimër, duke dëgjuar thirrjet e qeverive për të kursyer energjinë në mes të krizës në Ukrainë.

Disa prej tyre sipas të dhënave të fundit nuk kanë ndezur asnjë sistem ngrohje përgjatë fundit të vitit kaluar dhe fillim vitit për shkak edhe të temperaturave të larta për këtë dimër. Të dhënat, nga qindra mijëra termometra inteligjentë të instaluar në familje në të gjithë kontinentin nga kompania me bazë në Mynih Tado, tregojnë se ndërsa temperaturat gjatë një jave më parë uleshin, familjet iu përgjigjën paralajmërimeve për të kursyer energji për shkak të kostove të larta.

Kompania me bazë në Mynih ka instaluar tre milionë termometra. Njerëzit dhe bizneset në të gjithë Evropën po e shtojnë përdorimin e tyre të termometrave të tillë inteligjentë për të pare sesa gaz harxhojnë. Gjermania i ka bërë të detyrueshme vendosjen e pajisjeve të tilla. Një pjesë e madhe e ndërtesave qeveritare apo edhe institucione kanë ulur temperaturat deri në 19 gradë Celsius për të kursyer energji.

“Me kursimet ne jemi shumë, shumë optimistë se nuk do të duhet të shqetësohemi më për mungesën e gazit këtë dimër,” ka bërë të ditur rregullatori gjerman i rrjetit Klaus Mueller. Në Britani, 79.6% e shtëpive të lidhura me termometra inteligjentë ulën parametrat e tyre të temperaturës, ndërsa në Norvegjinë e pasur me gaz vetëm 47% e bënë këtë.

Bashkimi Evropian importon 80% dhe plotëson 32% të nevojave të familjeve për energji. Ka pasur përpjekje të mëdha për të reduktuar varësinë nga gazi rus dhe për të rritur importet nga prodhuesit evropianë të gazit si Norvegjia dhe Holanda, ndërsa Gjermania ka ndërtuar me shpejtësi terminale të gazit natyror të lëngshëm.

Çmimet e gazit në Evropë kanë rënë ndjeshëm për shkak edhe të dimrit të ngrohtë që u regjistrua në fillim të Janarit. Qeveritë evropiane, përfshirë Gjermaninë, kanë dhënë miliarda euro për të ndihmuar njerëzit dhe bizneset të cilët përballen me faturat e larta të energjisë. /tvklan

Related posts

“Mbi 50 milionë njerëz në vitin 2021 jetuan në kushte të skllavërisë moderne”

admin

Presidenti i ri i Kolumbisë e quan dështim luftën kundër drogës – VIDEO

admin

Suedia merr kryesimin e Presidencës së BE-së

admin