RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Italia heq embargon 10 vjeçare ndaj aviacionit civil libian”

“italia-heq-embargon-10-vjecare-ndaj-aviacionit-civil-libian”

Kryeministri i Qeverisë së Unitetit Kombëtar të Libisë, Abdul Hamid Dbeibeh njoftoi se Italia ka hequr embargon e zbatuar prej 10 vitesh ndaj aviacionit civil libian, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga faqja e tij zyrtare në Facebook, Dbeibeh tha: “Qeveria italiane na njoftoi vendimin e saj për të hequr ndalesën ajrore të zbatuar ndaj aviacionit civil libian 10 vite më parë dhe për të filluar sërish fluturime në shtatorin e ardhshëm”.

Dbeibeh shprehu falënderimet ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe ndaj të gjithë atyre të cilët kanë kontribuar në heqjen e embargos. Ndërkohë nga qeveria italiane nuk është bërë ndonjë deklaratë lidhur me çështjen.

Kryeministri libian, Abdul Hamid Dbeibeh në një vizitë që zhvilloi më 7 qershor në Itali, nënshkroi me kryeministren Meloni memorandume mirëkuptimi në fushën e energjisë, sigurisë dhe infrastrukturës.

Dbeibeh dhe Meloni diskutuan edhe për punimet e komiteteve dypalëshe lidhur me heqjen e embargos ajrore ndaj aviacionit civil libian në Itali.

Komisioni Evropian (KE) në vitin 2014 për arsye lidhur me kontrollet e sigurisë, ndaloi avionët e “Libyan Airlines” të kalonin nëpër hapësirën ajrore të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE).

Related posts

Sulm me thikë në Mançester, vritet një grua dhe plagosen dy persona të tjerë! Autoritetet arrestojnë autorin

admin

Media perëndimore: Irani do të kalibrojë hakmarrjen kundër Izraelit që shmang konfliktin e gjithanshëm rajonal

admin

Policia e Kosovës arreston një person të kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtar

RTI