RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Italia përballet me motin e keq

italia-perballet-me-motin-e-keq

Lumenjtë mbushin rrugët e qyteteve

Përmbytjet pushtuan të martën Monteforte Irpino-n në Itali. Uji dhe balta rrjedhin rrugëve të qytetit duke marrë përpara makinat dhe rrëzuar disa pemë.

Rreshjet masive te shiut që nisën pasdite kanë shkaktuar daljen e lumenjve nga shtrati duke bërë kështu që qyteti të përmbytet. Forcat e emergjencave civile dhe zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të ndihmuar qytetarët me situatën. Dëmet e shkaktuara nga përmbytjet janë të mëdha.

Fatmirësisht nuk ka pasur raportime për të lënduar apo viktima. Kryebashkiaku i qytetit iu ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi. Campania pritet të përballet me një mot të keq edhe këtë të mërkurë ku do të ketë rreshje të shumta madje edhe rrufe. Qytetarët janë paralajmëruar për gjendjen e emergjencës. /tvklan

Related posts

“Ballkani i Hapur” këto janë 4 marrëveshjet e reja që u nënshkruan në Beograd

admin

Organizata terroriste YPG/SDF shkel armëpushimin, vret 7 civilë në sulmin me dron në Hasakah

RTI

Kamberi: Këtë vit presim ngritje ndërkombëtare të çështjes së Luginës së Preshevës

Muhamet Ramadani