RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Italia shpall gjendje të jashtëzakonshme në rajonet veriore për shkak të thatësirës

italia-shpall-gjendje-te-jashtezakonshme-ne-rajonet-veriore-per-shkak-te-thatesires

Italia shpalli gjendje të jashtëzakonshme të hënën në pesë rajonet veriore që janë më të prekura nga thatësira, raporton Anadolu Agency (AA).

Kabineti qeveritar i drejtuar nga kryeministri Mario Draghi, vendosi të nxjerrë dekrete emergjente për Emilia-Romagna, Friuli-Venezia Giulia, Lombardi, Piemonte dhe Veneto, si rrjedhojë e thatësirës në lumin Po dhe pellgjet lindore të Alpeve.

Qeveria ndau 36.5 milionë euro për tejkalimin e krizës. Pjesa më e madhe e fondeve (10.9 milionë euro) do t’i jepet rajonit Emilia-Romagna.

Italia është përballur me thatësirën më të rëndë në 70 vitet e fundit. Sasia e reshjeve në rajonet veriore të vendit është përgjysmuar që nga fillimi i këtij viti krahasuar me vitet e mëparshme.

Disa komuna në veri u detyruan të imponojnë masa kufizuese për përdorimin e ujit të pijshëm dhe ujitjes bujqësore për shkak të nxehtësisë ekstreme të përjetuar në javët e fundit.

Ekspertët kanë paralajmëruar se kriza e thatësirës në të gjithë vendin kërcënon 30 për qind të prodhimit bujqësor dhe deri më tani ka shkaktuar humbje në vlerë prej afro 3 miliardë eurosh në sektorin e bujqësisë.

Related posts

Veprime sindikale edhe në QKUK, mjekët të mërkurën në protestë

admin

Lufta në Ukrainë, Rusia akuzon forcat speciale britanike për përfshirje të drejtëpërdrejtë në konflikt

admin

Osmani do të marrë pjesë në Brdo-Brijon

admin