RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Italia sinjalizon angazhim në formësimin e së ardhmes së Lindjes së Mesme

italia-sinjalizon-angazhim-ne-formesimin-e-se-ardhmes-se-lindjes-se-mesme

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani tha të mërkurën se roli i vendit të tij në Lindjen e Mesme do të ishte “i rëndësishëm”, ndërsa mori pjesë në Samitin e Ministrave të Jashtëm të G7, i cili u hap të martën në Kanada, transmeton Anadolu.

“Angazhimi i Italisë në Lindjen e Mesme do të jetë i rëndësishëm. Do të shohim se çfarë lloj angazhimi do të jetë: mund të jetë trajnimi i policisë palestineze, mund të jetë dhënia e një kontributi të fortë në administratën civile”, tha Tajani për agjencinë e lajmeve ANSA në margjinat e samitit.

Ai theksoi se Italia “sigurisht do të jetë konstruktive”, duke vënë në dukje vendimin e vendit për të investuar 60 milionë euro (69 milionë dollarë) në rindërtim, pesë milionët e parë të të cilave u dërguan muaj më parë.

“Ne duhet të sigurohemi që armëpushimi në Gaza të konsolidohet dhe të gjitha ndihmat dhe furnizimet ushqimore të arrijnë te popullsia”, tha Tajani. Ai shtoi se i dërguari i tyre, i cili më parë ka qenë në Jordani, Ramallah, Izrael dhe Egjipt, do të shkojë në SHBA për të siguruar që Italia të jetë protagoniste në fazën e rindërtimit dhe në fazën që duhet të jetë ajo e paqes.

Marrëveshja e armëpushimit në Gaza hyri në fuqi më 10 tetor, bazuar në një plan prej 20 pikash të paraqitur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Faza e parë e marrëveshjes së armëpushimit përfshin lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë. Marrëveshja parashikon rindërtimin e Gazës dhe krijimin e mekanizmit të ri qeverisës pa Hamasin.

– Tajani shpreson për armëpushim në Sudan

Lidhur me konfliktin e vazhdueshëm midis ushtrisë sudaneze dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë në Sudan, Tajani tha “Shpresojmë të arrijmë një armëpushim midis dy palëve”.

“Italia po organizon ndihmë të konsiderueshme: një aeroplan dhe një anije me furnizime për fëmijët do të mbërrijnë në Port Sudan para Krishtlindjeve”, shtoi ai.

Që nga 15 prilli 2023, ushtria sudaneze dhe RSF-ja janë përfshirë në një luftë që as ndërmjetësimet rajonale dhe ndërkombëtare nuk kanë arritur ta përfundojnë. Si pasojë e konfliktit deri më tani janë vrarë mijëra njerëz ndërsa miliona të tjerë janë zhvendosur.

Related posts

Trump paralajmëron bllokadë detare ndaj Iranit pas dështimit të bisedimeve

Kushtrim Guraj

Përplasi një makinë dhe tentoi të largohet nga vendngjarja, por… pëson sërish aksident. Përfundon në spital shoferi në Prishtinë

admin

Erdoğan: Turqia pret që BE-ja të përmbushë detyrimet e saj të neglizhuara prej kohësh – VIDEO

Muhamet Ramadani