RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izrael, 13 persona të vrarë dhe gati 2 mijë janë plagosur nga sulmet iraniane

izrael,-13-persona-te-vrare-dhe-gati-2-mije-jane-plagosur-nga-sulmet-iraniane

Të paktën 13 izraelitë janë vrarë dhe 1.929 të tjerë janë plagosur nga sulmet iraniane ndaj Izraelit që nga java e kaluar, transmeton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë e Izraelit tha se 157 persona u plagosën nga sulmet iraniane gjatë 24 orëve të fundit.

Nga atje po ashtu u njoftua se 112 persona janë ende të shtruar në spital, përfshirë nëntë në gjendje të rëndë.

Ministria u bëri thirrje izraelitëve të nxitojnë drejt strehimoreve “me kujdes”, duke theksuar se disa persona u plagosën gjatë vrapimit për t’u strehuar.

Përshkallëzimi rajonal u intensifikua pasi Izraeli dhe SHBA nisën një sulm të përbashkët kundër Iranit më 28 shkurt, duke vrarë më shumë se 1.200 persona, përfshirë liderin suprem Ali Khamenei, si dhe duke plagosur mbi 10.000 të tjerë.

Teherani u kundërpërgjigj me sulme me raketa dhe dronë, duke shënjestruar Izraelin dhe vendet e Gjirit ku ndodhen asetet ushtarake amerikane.

Related posts

Mësimi do të nisë pa libra më 1 shtator, mjetet për blerjen e librave premtohen për të premten

admin

Liderët e BE-së mblidhen për samitin kyç në Bruksel, Ukraina në krye të agjendës

admin

Trump: Memorandumi mes SHBA dhe Iranit do të nënshkruhet brenda 48 orëve, marrëveshja është finalizuar

admin