RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri belg shtrohet në spital pasi humb ndjenjat në një aksident me biçikletë

kryeministri-belg-shtrohet-ne-spital-pasi-humb-ndjenjat-ne-nje-aksident-me-biciklete

Kryeministri belg Alexander De Croo është shtruar në spital të shtunën pasi ka humbur ndjenjat në një aksident me biçikletë, transmeton Anadolu.

Zyra e tij tha se De Croo, i cili po ngiste biçikletën me djalin e tij pranë shtëpisë së tij në një fshat 60 kilometra larg Brukselit, pati një aksident dhe ra nga biçikleta.

47-vjeçari De Croo, i cili ka goditur kokën dhe ka humbur vetëdijen për pak kohë, është dërguar në spitalin e Ghentit në afërsi.

Analizat e kryera kanë konstatuar se gjendja e kryeministrit është e mirë. De Croo, i cili ka pësuar lëndime të lehta, është liruar disa orë më vonë.

U njoftua se De Croo do ta kalojë të dielën duke pushuar dhe se aksidenti nuk do të ndikojë në orarin e tij për javën e ardhshme.

Related posts

Takimi i dytë i Platformës së Paqes së Ballkanit mbahet nesër në Stamboll

RTI

Dhjetëra të vrarë në qendër të Gazës

admin

Guterres: Problemi në Sudan nuk mund të zgjidhet në fushën e betejës

Muhamet Ramadani