RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izrael – Dhjetëra mijëra protestues sërish kundër qeverisë së ekstremit të djathtë

izrael-–-dhjetera-mijera-protestues-serish-kunder-qeverise-se-ekstremit-te-djathte

Dhjetëra mijëra izraelitë protestuan sërish kundër qeverisë fetare të ekstremit të djathtë të kryeministrit, Benjamin Netanyahu.

Protestuesit u mblodhën në disa qytete të mëdha dje në mbrëmje, duke valëvitur flamujt izraelitë.

Pankartat dhe tabelat në protestat në Tel Aviv mbanin slogane të tilla si “Ndalojini ata”, “Izraeli nuk është Irani” etj.

Organizatorët raportuan më shumë se 130 000 pjesëmarrës në protestat në Tel Aviv.

Ka pasur tubime të rregullta në të gjithë Izraelin për muaj të tërë, të shkaktuara fillimisht nga një reformë e propozuar e gjyqësorit izraelit, e nxitur nga qeveria e Netanyahu.

Protesta, këtë javë, është drejtuar edhe kundër buxhetit të propozuar, i cili pritet të miratohet deri në fund të majit.

Sipas raporteve të medias, partitë fetare të ekstremit të djathtë në koalicionin e Netanyahu në veçanti do të përfitojnë nga buxheti i miratuar tashmë nga komiteti i financave.

Organizatorët e protestave akuzuan qeverinë për komplot, për të grabitur thesarin publik në favor të korrupsionit politik, në vend që të investojë në mirëqenien e qytetarëve, dhe e quajtën atë një hap vendimtar drejt transformimit të Izraelit në një regjim diktatorial.

Koalicioni fetar i ekstremit të djathtë kërkon të kufizojë fuqinë e gjykatës supreme të Izraelit duke u dhënë politikanëve më shumë ndikim mbi gjykatat, dhe parlamentit fuqinë për të përmbysur vendimet gjyqësore.

Udhëheqësit e qeverisë izraelite kanë akuzuar gjykatën për ndërhyrje të tepruar në vendimet politike.

Kritikët e shohin ndarjen e pushteteve në rrezik dhe kanë paralajmëruar se reformat mund ta zhysin vendin në një krizë kombëtare. /atsh

Related posts

Osmani për televizionin publik kroat: Zinxhiri i provave të sulmit në Banjskë, të dërgon te ushtria serbe

rezart morina

Turqia: Suedia ende duhet të plotësojë kritere për t’iu bashkuar NATO-s – VIDEO

admin

Aktakuzë ndaj “Kobrës” për rastin e vrasjes së të riut nga Kukësi

admin6